Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk
Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pajisje për regjistrimin e ëndrrave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

western


Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

Pajisje për regjistrimin e ëndrrave Empty
MesazhTitulli: Pajisje për regjistrimin e ëndrrave   Pajisje për regjistrimin e ëndrrave EmptySun May 06, 2012 10:20 am

Pajisje për regjistrimin e ëndrrave

Pajisje për regjistrimin e ëndrrave 35681_402744556297_257261231297_4538099_1671292_n


Shkencëtarët amerikanë planifikojnë të regjistrojnë dhe të interpretojnë elektronikisht ëndrrat. Sipas një shkrimi në revistën “Nature”, shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një sistem të aftë të regjistrojë "aktivitetin e lartë të trurit". “Ne dëshirojmë të lexojmë ëndrrat e njerëzve”, theksoi shkencëtari Dr Moran Cerf. Qëllimi i projektit është zgjerimi i të kuptuarit “si dhe pse njerëzit ëndërrojnë?”.

Dr. Cerf shprehet se me krijimin e një game të gjërë konceptesh, imazhesh apo objektesh dhe me lokalizimin e qelizave përkatëse të tyre mund të monitorohet aktiviteti i trurit gjatë kohës që jemi në gjumë.

Për shekuj të tërë, njerëzit janë hipnotizuar nga ëndrrat dhe nga ajo çfarë mund të nënkuptojnë. Psikologët kanë përdorur analizat e ëndrrave si një mjet për të kuptuar subkoshiencën. Por, mënyra e vetme për të interpretuar ëndrrat ka qenë të pyeturit e njerëzve për ëndrrat e tyre pasi ata të jenë zgjuar.

Qëllimi i projektit të Dr Cerf është të zhvillojë një sistem, i cili mund të ndihmojë psikologët për të konfirmuar kujtimet e njerëzve për ëndrrat e tyre me anë të një vizualizimi elektronik të aktivitetit të trurit. Do të ishte e mrekullueshme të lexoje “mendjen e njerëzve”, thekson shkencëtari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pajisje për regjistrimin e ëndrrave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuptimi i Endrrave
» Shpjegimi i endrrave
» Shpjegimi i 10 endrrave me te shikuara
» Disa mesime rreth endrrave..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: